Bayern përgatit goditjen e vitit, Kompany kërkon lojtarin e “pazëvendësueshëm” të Real Madridit

Bayern përgatit goditjen e vitit, Kompany kërkon lojtarin e “pazëvendësueshëm” të Real Madridit

23 Shkurt 2026 17:09 Telesport Pavarësisht rolit kyç që ka te Real Madrid, ku është një nga titullarët më të rëndësishëm, Federico Valverde mund të jetë surrpiza e madhe e merkatos së ardhshme të verës. “El Nacional” zbulon se Vincent Kompany ka kërkuar drejtpërdrejt nënshkrimin e Fede Valverde nga drejtuesit e klubit gjerman. Trajneri belg e konsideron uruguaianin si lojtarin ideal për projektin e tij. Duke qenë se Leon Goretzka do të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit, lind nevoja për një përforcim “big” në mesfushë dhe emri kryesor është pikërisht ai i Federico Valverde. Sipas raportimit në fjalë, Bayern është gati të paguajë deri në 115 milionë euro për uruguaianin, kontrata e të cilit skadon në verën e vitit 2029.