Bayern optimist, po vjen rinovimi i radhës
8 Shkurt 2026 10:23 Telesport Bayern Munich po punon intensivisht për të siguruar të ardhmen e Dayot Upamecano, me drejtuesit e klubit që janë optimistë për arritjen e një marrëveshjeje të re deri në vitin 2030. Sipas gazetarit Nicolo Schira, rinovimi i kontratës së mbrojtësit francez është një nga objektivat kryesorë të klubit, i cili synon të ruajë vazhdimësinë dhe sigurinë në mbrojtje për vitet në vijim. Që nga ardhja e tij nga RB Leipzig në vitin 2021, Upamecano është afirmuar si një shtyllë e rëndësishme e Bayernit. Në moshën 26-vjeçare, ai ka treguar pjekuri, forcë fizike dhe nivel të lartë performance, duke fituar rolin e titullarit dhe statusin e një prej qendërmbrojtësve më të vlerësuar në futbollin evropian.
Burimi:
telesport.al