Bayern “ngec” në Leverkusen dhe e mbyll takimin me 9 lojtarë. Dortmund nuk fal në shtëpi (video)

Bayern “ngec” në Leverkusen dhe e mbyll takimin me 9 lojtarë. Dortmund nuk fal në shtëpi (video)

Supersfida e javës së 26-të në Bundesligë, mes Bayer Leverkusen dhe Bayern Munich është mbyllur në barazim 1-1. Të zotët e shtëpisë gjetën golin që në minutën e 5-të, ku pas një topi të humbur nga Luis Diaz në mesin e fushës dhe aksionit të shpejtë të “Aspirinave” që nisi nga këmbët e Culbreath, i cili pason për Patrick Schik, ky i fundit asiston për Alex Garcia-n, spanjolli dërgon topin në rrjetën e Sven Ulreich. Bayern e mbyll pjesën e parë me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq të Nicolas Jackson. Sulmuesi senegalez u ndëshkua pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj Martin Terrier. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Leverkusen. SHIKOKARTONINEKUQTEJACKSON Në minutën e 61-të, Bayern gjen golin me të zakonshmin Harry Kane...