Bayern ndjek mesfushorin e Premier League, nis gara me City e PSG

Bayern ndjek mesfushorin e Premier League, nis gara me City e PSG

18 Janar 2026 14:44 Telesport Bayern po ndjek nga afër situatën e Bruno Guimarães te Newcastle United, sipas raportimeve të TEAMtalk. Mesfushori brazilian është në radar edhe të gjigantëve të tjerë europianë si Manchester City, Paris Saint-Germain dhe Real Madrid, çka e bën garën për firmën e tij jashtëzakonisht të fortë. Nga ana tjetër, Newcastle është i vendosur ta mbajë Guimarães për një kohë të gjatë. Drejtuesit e klubit po planifikojnë nisjen e bisedimeve për një rinovim të parakohshëm të kontratës, edhe pse ajo aktuale skadon në vitin 2028. Një strategji e ngjashme u ndoq me sukses edhe me Sven Botman, i cili së fundmi zgjati kontratën, duke treguar qartë se “Qymyrxhinjtë” synojnë të blindojnë shtyllat e skuadrës. Guimarães po zhvillon një sezon shumë të mirë...