Bayern Munich rrit stekën, gjen në Angli zëvendësuesin e Goretzka. Kushton 80 milionë euro
Përveç fokusit për të mbyllur sezonin në mënyrën më të suksesshme të mundshme, ku titulli në Bundesligë mund të quhet i sigurt, por synimi madhor është padyshim suksesi në Champions League, Bayern Munich po mendon që tani për ekipin e sezonit të ardhshëm. Duke qenë se Leon Goretzka do të largohet në fund të këtij sezoni si lojtar i lirë, pasi nuk gjeti gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit për rinovimin e kontratës, lind nevoja për një zëvendësues ideal të mesfushorit 30-vjeçar. Edhe pse bavarezët kanë në gjirin e tyre emra si Aleksandr Pavlovic 21 vjeç, Tom Bischof 20 vjeç apo edhe i huazuari te Hannover 96, Noel Aseko 20 vjeç, të cilët mund të plotësojnë fare mirë boshllëkun që do të lërë largimi...
Burimi:
telesport.al