Bayern Munich “prek” rekordin 50-vjeçar, çka shkakton frikë te… Real Madridi

Bayern Munich “prek” rekordin 50-vjeçar, çka shkakton frikë te… Real Madridi

3 Prill 2026 8:20 Alfred Lleshi Real Madridi e di mirë se, pasi eliminoi Manchester City në Champions, do t’i duhet të rrisë nivelin përballë një Bayern Munich gjithnjë e më të frikshëm, tashmë ndër favoritët për trofeun. Skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany po shfaqet si një “makinë” që imponon respekt. Para sfidës në “Santiago Bernabéu”, Bayerni është pranë një rekordi historik në Bundesliga; të bëhet skuadra me më shumë gola në një sezon. Rekordi aktual prej 101 golash i përket vetë Bayernit në sezonin 1971-1972 dhe nuk është thyer prej mbi 50 vitesh. Pas fitores 4-0 ndaj Union Berlin, bavarezët kanë 97 gola në 27 ndeshje, vetëm 4 larg rekordit. Edhe pa Harry Kane ndaj Freiburgut, skuadra ka mjaft “armë” për ta arritur,...