Bayern Munich nis bisedimet për rinovimin e kontratës së Harry Kane

Bayern Munich nis bisedimet për rinovimin e kontratës së Harry Kane

27 Janar 2026 8:14 Alfred Lleshi Bayern Mynih ka nisur zyrtarisht bisedimet për rinovimin e kontratës së Harry Kane. Kontrata aktuale e sulmuesit anglez skadon në qershor të vitit 2027, ndërsa klubi bavarez synon t’i propozojë një zgjatje deri më 2028 ose 2029. Sipas informacioneve të fundit, drejtuesit e klubit bavarez janë optimistë për një përfundim pozitiv të negociatave. Madje, një marrëveshje përfundimtare mund të arrihet që në javët e ardhshme, duke “blinduar” kështu të ardhmen e Kane në Mynih dhe stabilitetin e projektit sportiv të kampionëve gjermanë. Për bomberin anglez, kapitenin e “Tre Luanëve”, është përfolur shpesh interesimi i Barcelonës, e cila e shikon atë si pasuesin ideal të Leëandoëski. Megjithatë, ana financiare e klubit katalanas nuk ndihmon në këtë drejtim.