Bayern Munich me fitore bindëse, debuton edhe 16-vjeçari shqiptar. Leverkusen ngec ndaj vendit të fundit (video)
21 Mars 2026 17:23 Telesport Bayern Munich ka fituar 4-0 ndaj Union Berlin, sfidë e vlefshme për javën e 27-të në Bundesligë. Bavarezët shënuan dy gola të shpejtë në fund të pjesës së parë. Në minutën e 43-të ishte Michael Olise që dërgoi topin në rrjetë me një goditje të bukur me të majtën brenda zonës, pas asistit magjik të Leon Goretzka. Në minutën e 45+1 ishte Serge Gnabry që dyfishoi shifrat me një goditje të bukur brenda zonës, pas një aksioni të gjatë. Në fillim të pjesës së dytë, ishte i zakonshmi Harry Kane që shënoi golin e tretë, pas asistit të Konrad Laimer. Në minutën e 67-të, Serge Gnabry vulos dopietën e tij dhe golin e katërt për Bayern. Në minutën e 87-të,...
Burimi:
telesport.al