Bayern Munich iu shpall “luftë” agjentëve: S’do të tolerojmë më që ata të diktojnë rregullat e lojës

Bayern Munich iu shpall “luftë” agjentëve: S’do të tolerojmë më që ata të diktojnë rregullat e lojës

19 Shkurt 2026 14:01 Alfred Lleshi Bayern Munich, përmes presidentit të nderit Uli Hoeness, duket i vendosur të ashpërsojë qëndrimin ndaj agjentëve, pas përfundimit të negociatave për rinovimin e Dayot Upamecano: “Do ta vendosim çështjen e agjentëve në qendër të diskutimit dhe nuk do të tolerojmë më që të jenë ata që diktojnë rregullat e lojës”. Një sulm i hapur ndaj kësaj kategorie, që gjen mbështetje, edhe pse me tone më të moderuara, nga drejtori sportiv Max Eberl. I intervistuar nga “Sport1”, ai tha: “Mund të thuhet se agjentët ndoshta janë bërë tepër të rëndësishëm. Komisionet që kërkojnë janë gjithnjë e më disproporcionale. Do të themi më shpesh ‘jo’ dhe nuk do të marrim pjesë në këtë çmenduri. Mund t’i themi edhe një lojtari që,...