Bayern Munich gjen zëvendësuesin e Harry Kane, vetëm për 30 milionë euro
18 Shkurt 2026 19:44 Telesport Bayern Munich jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga ideja e transferimit të Fisnik Asllanit, por ka nisur që tani nga puna për të siguruar në verë nënshkrimin me sulmuesin dardan, i cili po shkëlqen në sezonin e tij të parë në Bundesligë, ku ka shënuar 7 gola deri tani dhe ka dhënë 6 asiste. “Bild Sport” zbulon se 23-vjeçari pëlqehet shumë nga drejtuesit bavarezë, të cilët e shohin si zëvendësuesin ideal për Harry Kane. Kontrata e anglezit skadon në vitin 2027, por nuk përjashtohet mundësia e rinovimit, ndaj lind nevoja për një sulmues të ri, që mund të zëvendësojë Kane, gjatë sezonit, duke qenë se Nicolas Jackson rezultoi një dështim i vërtetë. Asllani është nën kontratë me Hoffenheim...
Burimi:
telesport.al