Bayern me fitore fantastike në frymën e fundit. Përmbysje spektakolare edhe nga Leverkusen (video)
4 Prill 2026 17:36 Telesport Kanë përfunduar disa nga ndeshjet e javës së 29-të në Bundesligë, ku nuk kanë munguar golat e shumtë. Kryesuesit e Bayern fituan në frymën e fundit 2-3 në transfertën ndaj Freiburg. Pjesa e para u mbyll në barazim 0-0, në pjesën e dytë u shënuan 5 gola. Vendasit kaluan në avantazh të dyfishtë me golat e Johan Manzambi 46′ dhe Lucas Holet 71′. Bavarezët shpëtuan nga humbja duke shënuar fillimisht dy gola me mesfushorin Tom Bischof në minutat 81′ dhe 90+2. Ndërsa Lennart Karl vulosi fitoren e Bayern me golin e tij në minutën e fundit shtesë. Bayern kryeson renditjen me 73 pikë, 12 pikë më shumë se Dortmund i vendit të dytë, që ndeshjen e kësaj jave e luan...
Burimi:
telesport.al