Bayern-Inter, nis gara për yllin e Arsenalit
30 Janar 2026 16:14 Telesport Bayern Munich dhe Inter po monitorojnë nga afër situatën e kapitenit të Arsenalit, Martin Ødegaard, duke përgatitur terrenin për një lëvizje të mundshme në merkaton e ardhshme. Mesfushori norvegjez ka qenë një nga figurat më të rëndësishme të “Topçinjve” vitet e fundit, duke udhëhequr skuadrën si në aspektin teknik, ashtu edhe në atë të lidershipit. Ødegaard është kthyer në boshtin kryesor të projektit të Mikel Artetës, me paraqitje të qëndrueshme dhe ndikim të drejtpërdrejtë në lojën sulmuese të Arsenalit. Roli i tij si kapiten dhe kreativiteti në mesfushë e kanë bërë atë një nga lojtarët më të vlerësuar në Premier League, çka ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha europiane. Megjithatë, drejtuesit e Arsenalit ndodhen përballë presionit për të...
Burimi:
telesport.al