Bayern fitoi 8-1, reagon Kompany: Rezultat që s’ka nevojë për koment, lojtarët po shijojnë futbollin
12 Janar 2026 13:47 Telesport Ndeshja nr.50 e Vincent Kompany si trajner në Bundesliga erdhi me një fitore shumë të thellë të Bayern Munich, që mundi 8-1 rivalët e Wolfsburg. Pasi vulosi titullin e Bundesligës sezonin e kaluar, Bayern është përsëri në krye të Ligës, duke humbur vetëm katër pikë në 15 ndeshje. Pas fitores së thellë 8-1 të ekipit ndaj Wolfsburg më 11 janar (fitorja më e madhe e Kompany në Ligë deri më tani), ata tejkaluan rekordin e Xabi Alonso në Leverkusen për më shumë pikë të grumbulluara pas 16 javëve të para. “Për rezultatin s’kam ç’të them, e dominuam ndeshjen“, tha Kompany. “Lojtarët po e shijojnë futbollin e tyre, dhe kjo duket në fushë. Po bëjmë një punë jashtëzakonisht të mirë. Mendoj...
Burimi:
telesport.al