Bayern e mbyll vitin me fitore dhe e “siguron” titullin që tani (video)

Bayern e mbyll vitin me fitore dhe e “siguron” titullin që tani (video)

21 Dhjetor 2025 19:25 Telesport Bayern Munich e ka mbyllur vitin 2025 me fitore në Bundesligë. Bavarezët kanë fituar 0-4 në transfertën ndaj Heidenheim, ndeshja e 15-të për këtë sezon dhe e fundit për këtë vit kalendarik. Goli i parë për bavarezët erdhi në minutën e 15-të, ku Jonathan Tah asiston me kokë pas topit të ardhur nga goditja e këndit dhe Josip Stanisic e dërgon topin në rrjetë po me kokë. Në minutën e 32-të ishte Michael Olise që dyfishoi shifrat, duke përfituar edhe nga një dalje e gabuar dhe aspak e sigurt e portierit shqiptar, Diant Ramaj. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për bavarezët. Golin e tretë e shënoi Luis Diaz në minutën e 86-të, kolumbiani shënoi me kokë pas asistit të Stanisic....