“Bastoni, jashtë kombëtares? Janë gjëra që kanë ndodhur gjithmonë në fushë”

“Bastoni, jashtë kombëtares? Janë gjëra që kanë ndodhur gjithmonë në fushë”

16 Shkurt 2026 13:59 Alfred Lleshi “Bastoni jashtë kombëtares? Pse duhet të ndodhë kjo? Janë gjëra që ndodhin dhe kanë ndodhur gjithmonë në fushë, ekzistojnë mjetet për t’i verifikuar”. Kështu u shpreh ish-kapiteni i kombëtares italiane, Fabio Cannavaro, në një event të “Betsson Sport” në Milano. “Për sa kohë që ekziston VAR-i duhet të përdoret, pavarësisht kush ka gabuar. Nëse ka një mjet që për vite me radhë është kërkuar, atëherë duhet përdorur gjithmonë. Nuk duhet të ndryshohet protokolli vitin e ardhshëm, por duhet bërë tani, sepse është mëkat që ndeshjet të prishen nga gabime që mund të ndikojnë në ecurinë e kampionatit”, – përfundoi Cannavaro. Moviola e Cesari: Kartoni i kuq ndaj Kalulu? Gabim flagrant i arbitrit, faulli nuk ekziston