Bastoni–Inter, lamtumira është e mundshme. Ja pse mund të përfitojë Barcelona ose Premier League
Dhimbja në tibia nga goditja e pësuar në derbi, që e detyroi të humbasë ndeshjen me Atalantën (por pritet të rikthehet kundër Fiorentinës), mund të jetë më pak e rëndë sesa ajo që Bastoni ka përjetuar pas “çështjes Kalulu”. Për këtë arsye, mbrojtësi zikaltër mund të mendojë të largohet nga Italia, po aq sa Interi po shqyrton shitjen e tij të mundshme në fund të sezonit. Barcelona është prej kohësh e interesuar, por aktualisht duket më konkret opsioni i largimit jashtë Italisë, për dy arsye: tifozëria italiane (përveç asaj interiste) nuk duket e gatshme ta harrojë simulimin kundër Juventusit, ndërsa paga prej 5 milionë eurosh është pengesë për klubet italiane. Shitja e Bastonit mund të sjellë rreth 50 milionë euro për riformatimin e skuadrës zikaltër,...
Burimi:
telesport.al