Bastoni gjithnjë e më pranë Barcelonës, oferta e parë i afrohet pritshmërive të Interit
19 Mars 2026 19:43 Telesport Tashmë nuk është thjesht një thashethem i rëndomtë merkatoje, por ka diçka të vërtetë në zërat që e lidhin Alessandro Bastoni-n me një transferim drejt Barcelonës. Italiani është në kulmin e karrierës dhe transferimi te Barcelona padyshim do të jetë një hap i madh për të. Bastoni është i preferuari i Hansi Flick për të forcuar qendrën e mbrojtjes, repart që ka shfaqur shumë probleme këtë sezon. Vetë lojtari ka lënë të kuptohet se është i hapur për një lëvizje drejt Barcelonës, megjithatë largimi nga Inter nuk do të jetë edhe aq i lehtë. Duke ditur rëndësinë dhe peshën që Bastoni ka në ekip, zikaltrit do të hiqnin dorë prej tij vetëm për një ofertë të parezistueshme, që mendohet të...
Burimi:
telesport.al