“Bastoni dhe Chivu, çfarë zhgënjimi. Njëri simulon në fushë, tjetri e justifikon”
16 Shkurt 2026 8:52 Alfred Lleshi Fabio Capello komentoi ashpër polemikat pas Inter-Juventus, duke theksuar se episodi Kalulu-Bastoni ndikoi drejtpërdrejt në fatin e ndeshjes. Sipas tij, nëse arbitri La Penna do të kishte marrë vendimin e duhur, “pa kartonin e kuq për francezin dhe madje me përjashtimin e lojtarit zikaltër”, ndeshja do të kishte ndryshuar rrënjësisht, sepse Interi do të mbetej me 10 lojtarë dhe jo Juventusi. Capello u ndal veçanërisht te sjellja e Alessandro Bastonit dhe deklaratat e trajnerit Cristian Chivu: “Bastoni simulon, ndërsa Chivu e justifikon. Kjo është ajo që më zhgënjeu më shumë”. Sipas ish-trajnerit, një ekip i madh nuk duhet të përfitojë nga gabime të qarta arbitri, por të tregojë korrektësi sportive. Ai kritikoi edhe rregulloren aktuale, duke shpresuar që VAR...
Burimi:
telesport.al