Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Baroni bën një hap pas: Asllani mbetet lojtar i Torinos, ka sjellje të shkëlqyer
9 Janar 2026 12:35 Alfred Lleshi Marco Baroni prezanton Atalanta-Torino, ndeshje e javës së 20-të të Serie A, të shtunën në orën 20:45 në “New Balance Arena”. Trajner i “granatave” foli edhe për situatën e Kristjan Asllanit: “Është në konsideratë, ka qenë deri tani. Merkatoja? E ripërsëris, është një sezon i gjatë, duhet të jemi të gjithë gati të punojmë me këtë situatë, si unë, ashtu edhe lojtarët. Nuk lejoj të mendohet për diçka tjetër, përveç performancës”. Rreth situatës së Asllanit, që tashmë po përflitet për kthim tek Interi, ose huazim diku tjetër, që në janar: “Kristjan ka pasur gjithmonë sjellje të shkëlqyer, mbetet lojtar i Toros. Së bashku po punojmë për t’i përmirësuar gjërat. Në ndeshjet ku nuk ka luajtur, kjo ka të bëjë...