Barcelona zë mend nga rasti i Dro Fernandez dhe merr vendimin e rëndësishëm

Barcelona zë mend nga rasti i Dro Fernandez dhe merr vendimin e rëndësishëm

16 Shkurt 2026 18:43 Telesport Një nga surprizat e merkatos së janarit ishte padyshim largimi i Dro Fernandez nga Barcelona dhe transferimi te PSG, për shifrën e 8.2 milionë eurove. Barcelona e vlerësonte shumë 18-vjeçarin që luan si mesfushor sulmues, duke i dhënë mundësinë të debutonte në La Liga këtë sezon, por Dro Fernandez kërkonte më shumë minuta dhe zgjodhi të bashkohej me PSG-në. Për të parandaluar largime të tillë, “SPORT” zbulon se Barcelona ka vendosur të rishikojë politikën e klauzolave të lirimit për talentet e reja, ku shumica e tyre kanë pasur si klauzolë largimi shifrën 6 deri 8.5 milionë euro. Klubi katalanas po mendon të rrisë klauzolën e largimit të talenteve të reja nga 20 deri në 25 milionë euro. Një masë e...