Barcelona vuan shumë në derbin katalanas, por e nis vitin me këmbë të mbarë. Fermin Lopez fantastik, Olmo gol spektakolar (video)

Barcelona vuan shumë në derbin katalanas, por e nis vitin me këmbë të mbarë. Fermin Lopez fantastik, Olmo gol spektakolar (video)

Barcelona e ka nisur vitin 2026 me fitore, edhe pse vuajti shumë në transfertën ndaj Espanyol, në derbin katalanas, ku në fund të besuarit e Hansi Flick fituan 0-2. Përgjithësisht një ndeshje e dobët e Barcelonës, por një përfomancë fantastike e Joan Garcia, i cili shpëtoi ekipin me disa pritje shumë vendimtare. Duhet thënë se që nga minuta e parë e deri në vërshëllimën e fundit, Joan Garcia ishte objekt i thirrjeve dhe koreve të shumta të tifozëve vendas, të cilët e konsiderojnë si tradhtar, që u transferua te Barcelona. Pavarësisht këtyre thirrjeve, Joan Garcia bëri një ndeshje të madhe sonte. Rezultati do të zhbllokohej në minutën e 86-të, ku i futuri si zëvendësues, Dani Olmo, shënoi një gol tejet të bukur, me një goditje...