Barcelona vendos që tani për pasuesin e Hansi Flick dhe nuk është aspak surprizë

Barcelona vendos që tani për pasuesin e Hansi Flick dhe nuk është aspak surprizë

9 Qershor 2026 18:30 Telesport Barcelona ka besim të plotë te Hansi Flick, i cili pak muaj më parë rinovoi deri në vitin 2028. Drejtuesit e klubit katalanas do të respektojnë kontratën me gjermanin deri në fund të saj, por kjo nuk i pengon aspak që të mendojnë për pasuesin e tij. Sipas Catalunya Radio, pasuesi i Flick te Barcelona do të jetë një produkt i tyre, Cesc Fabregas. Ish-lojtari i Barcelonës i cili tashmë po shkëlqen si trajner te Como, ku pas rikthimit në Serie A, para dy sezonesh, sezonin e fundit siguroi kualifikimin historik në Champions League, është momentalisht një nga emrat më të kërkuar në treg. Fabregas është nën kontratë me Como-n deri në vitin 2028, pikërisht atëherë kur Flick lirohet nga...