Barcelona superkampione e Spanjës, katalanasit mundin Realin në El Clasico dhe fitojnë trofeun e parë të sezonit
Barcelona është fituesja e Superkupës së Spanjës, duke mundur Realin e Madridit në Xhedah me rezultatin 3-2. Pjesa e parë ishte një spektakolare sidomos në minutat e fundit të saj. Barcelona ishte ajo që shënoi e para me Raphina në minutën e 36, por përgjigjja e Realit të Madridit nuk mungoi që barazoi me Vinicius në minutat shtesë që ishin vërtet shumë të çmendura. Robert Lewandowski riktheu Barcelonën në avantazh duke e cuar rezultatin në 2-1, por sërish Los Blancos u kundërpërgjigjën me Gonzalo Garcia dhe 45 minutat e para u mbyllën me barazimin 2-2. Në pjesën e dytë, ishte sërish Raphinha, i cili me një goditje që u devijua nga mbrojtja në minutën e 76’, për të kaluar për herë të tretë në avantazh...
Burimi:
sot.com.al