Barcelona shqetësohet për titullarin, ka rënie të dukshme me sezonin e kaluar
10 Prill 2026 19:53 Telesport Barcelona shqetësim të madh për formën e fundit të mbrojtësit Jules Kounde, pas një rënieje të dukshme në performancat e tij këtë sezon futbollistik. Sipas gazetës katalanase Mundo Deportivo, paraqitja e mbrojtësit francez gjatë humbjes 2-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League ka ngritur pikëpyetje brenda klubit. Drejtuesit e Barcelonës kanë vlerësuar se Kounde hasi vështirësi në përballjen me Matteo Ruggeri, duke i lënë kundërshtarit hapësira të konsiderueshme për të dërguar topa në zonë. Gjithashtu, klubi ka konstatuar një rënie në nivelin e lojës së 26-vjeçarit krahasuar me sezonin e kaluar, kur ai shihej si një nga elementët më të qëndrueshëm dhe të besueshëm të skuadrës.
Burimi:
telesport.al