Barcelona / Seria që e “barazon” trajnerin Flick me Guardiolën dhe Luis Enrique

Barcelona / Seria që e “barazon” trajnerin Flick me Guardiolën dhe Luis Enrique

17 Janar 2026 8:11 Alfred Lleshi Nuk ishte e lehtë të fitohej në Santander, siç pritej. Kryesuesi i “Segunda Division” e vuri në vështirësi Barcelonën; madje shënoi dy gola që u anuluan për pozicion jashtë loje. Pati edhe një rast shumë të pastër në minutat shtesë, por golat e Ferran dhe Yamal vulosën epërsinë e ekipit blaugrana. Tashmë e kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Mbretit, Barça regjistroi në Santander një tjetër shifër për t’u mbajtur mend. Me 2-0 në “El Sardinero”, ekipi i Flick ka arritur 11 fitore radhazi. Kjo është seria më e mirë e trajnerit gjerman në krye të Barcelonës. Kjo shifër e barazon Flick me dy trajnerë që bënë histori te Barça; Pep Guardiola (2009) dhe Luis Enrique (2015), të dy fitues të...