Barcelona po kërkon pasuesin e Lewandowski-t, Thierry Henry sugjeron tri emra por jo Julian Alvarez

Barcelona po kërkon pasuesin e Lewandowski-t, Thierry Henry sugjeron tri emra por jo Julian Alvarez

20 Shkurt 2026 21:25 Telesport Duke qenë se Robert Lewandowski do të largohet në fund të sezonit, si lojtar i lirë, Barcelona është e detyruar të ndërhyjë në merkato për të gjetur një sulmues të mirëfilltë për të zëvendësuar polakun. Dëshira e madhe e drejtuesve katalanas është sulmuesi i Atletico Madridit, Julian Alvarez, por ka dhe të tjerë që mendojnë ndryshe. Ish-lojtari i Barcelonës, Thierry Henry, iu ka sugjeruar drejtuesve të klubit katalanas të transferojnë një nga këto tri emra, nëse duan një sulmues të vërtetë: Harry Kane, Erling Haaland ose Victor Osimhen. “Barcelonës i duhet një numër 9-sh i vërtetë, një sulmues tipik dhe i klasit elitar si Victor Osimhen, Erling Haaland ose Harry Kane. Këta janë sulmues të provuar, jo thjesht talente në...