Barcelona nuk iu ndahet italianëve. Në rast se nuk arrihet Bastoni, do të tentohet mbrojtësi 50 milionë eurosh

Barcelona nuk iu ndahet italianëve. Në rast se nuk arrihet Bastoni, do të tentohet mbrojtësi 50 milionë eurosh

2 Prill 2026 18:35 Telesport Një nga përforcimet kryesore që do të bëjë Barcelona gjatë verës së ardhshme është afrimi i një qëndërmbrojtësi me përvojë dhe aftësi prej lideri. Emri i parë në listë është ai i Alessandro Bastonit, i preferuari i Hansi Flick. Por, transferimi i Bastonit nuk do të jetë aspak i lehtë për katalanasit, pasi Inter nuk do të hiqte dorë prej italianit për një shifër jo më pak se 80 milionë euro. Në rast se nuk arrihet Bastoni, Barcelona do të tentojë për një tjetër italian, Riccardo Calafiori. Mediet pranë klubit katalanas bëjnë me dije se 23-vjeçari i Arsenalit po ashtu konsiderohet si një alternativë e mirë për qendrën e mbrojtjes. Transferimi i Calafiorit duket më i arritshëm sesa ai i...