Barcelona nuk gjen dot qendërmbrojtës në Europë, “peshkon” në MLS
15 Qershor 2026 22:19 Telesport Barcelona po has shumë vështirësi në merkato për të gjetur një qendërmbrojtës. Dëshira kryesore e katalanasve është Alessandro Bastoni, por transferimi i tij nga Inter duket shumë i vështirë. Katalanasit kanë hedhur sytë në MLS ku kanë piketuar një qendërmbrojtës të ri, Lucas Herrington, që luan me Colorado Rapids. 18-vjeçari është pjesë e Australisë në Kupën e Botës 2026 dhe konsiderohet si një lojtar me të ardhme të madhe. Duke qenë se Barcelona është e vëmendshme ndaj talenteve të reja, Herrington shihet si një investim afatgjatë për katalanasit. Deri tani jemi ende në fazat fillestare të bisedimeve. Vlera në treg e Herrington sipas Transfermarkt është 4.5 milionë euro, ndërkohë që Colorado ka kërkuar të mbajë një përqindje mbi të drejtat...
Burimi:
telesport.al