Barcelona nuk e konurron dot. Oferta e PSG-së për Julian Alvarez është e çmendur

Barcelona nuk e konurron dot. Oferta e PSG-së për Julian Alvarez është e çmendur

27 Janar 2026 19:15 Telesport Pavarësisht se në sezonin aktual nuk është në formën e tij më të mirë, duke shënuar 11 gola në 29 ndeshje, për Julian Alvarez sa po vjen e shtohet interesi për një transferim të mundshëm gjatë verës së ardhshme. Përveç Barcelonës, që dihet prej kohësh që e ka si objektiv parësor për sulmin për sezonin e ri, në garë për sulmuesin argjentinas është futur edhe PSG. Sipas “Fichajes”, klubi parizien ka një propozim vërtet joshës për Atletico Madridin: 50 milionë euro plus dy lojtarë, Goncalo Ramos dhe Kang-In Lee. Sulmuesi portugez ka një vlerë rreth 35 milionë euro në treg, sipas transfermarkt. Ndërsa koreano-jugori ka një vlerë në treg rreth 25 milionë euro. Pra, në total propozimi i PSG-së për...