Barcelona nuk bën gabimin e Realit dhe ecën e sigurt drejt titullit. Fitore bindëse në derbi (video)

Barcelona nuk bën gabimin e Realit dhe ecën e sigurt drejt titullit. Fitore bindëse në derbi (video)

Pas hapit fals të Real Madridit, që barazoi dje 1-1 ndaj Girona, Barcelona ka bërë detyrën duke fituar 4-1 ndaj Espanyol, në derbin e luajtur në “Camp Nou”, i vlefshëm për javën e 31-të në La Liga dhe tani diferenca me rivalin kryesor është plot 9 pikë. Vendimtar për pjesën e parë ishin dy golat e Ferran Torres, fillimisht në minutën e 9-të, ku sulmuesi shënoi me kokë, pas krosimit të Lamine Yamal nga këndi. Në minutën e 25-të, pas një kombinimi perfekt mes Lamine Yamal dhe Ferran Torres, ky i fundit dyfishon shifrat. Në minutën e 55-të, Pol Lozano rihapi takimin duke shënuar një gol të bukur, me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë. Barcelona vuajti jo pak në minutat...