Barcelona ‘në tapet’, Atletico Madridi e mposht 4-0 në ndeshjen e parë të Kupës së Mbretit

Barcelona ‘në tapet’, Atletico Madridi e mposht 4-0 në ndeshjen e parë të Kupës së Mbretit

Të enjten në stadiumin ‘Metropolitano’ Atletico Madridi i dha një leksion Barcelonës duke e mposhtur me rezultatin 4-0 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit. Djemtë e Diego Simeones e dominuan takimin duke i shënuar të katërt golat në pjesën e parë. Nga ana tjetër Barcelona e mbylli sfidën me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Eric Garcias pesë minuta para fërshëllimës finale. NDESHJA – Atletico Madridi e nisi ndeshjen mirë dhe kaloi në epërsi pas gjashtë minutash. Një top i kthyer pas nga mbrojtësi Eric Garcia nuk u kontrollua mirë nga portieri Joan Garcia dhe sfera përfundoi në rrjetë. Në minutën e 14-të duhej Antoine Griezmann për golin e dytë të ‘Los Colchoneros’, ndërsa Ademola Lookman shënoi golin e tretë pas...