Barcelona ndryshon mendje për Rashford, ka një propozim të ri për Man. United
19 Mars 2026 18:49 Telesport Marcus Rashford i ka bindur të gjithë me paraqitjet e tij këtë sezon te Barcelona, ku është i huazuar nga Manchester United. Sulmuesi anglez ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 13 asiste. Sipas marrëveshjes së bërë mes dy klubeve, katalanasit kanë të drejtën e blerjes përfundimtare të Rashford për 30 milionë euro. Por, “Daily Mail” zbulon një prapaskenë të re, sipas të cilës thuhet se Barcelona ka një propozim të ri për “Djajtë e Kuq”. Sipas raportimit në fjalë, Barcelona i ka kërkuar Manchester United një huazim të dytë 1-vjeçar për Marcus Rashford me blerje të detyrueshme në fund të sezonit të ardhshëm. Vetë dëshira e lojtarit është të qëndrojë te Barcelona, madje të pranojë dhe një ulje rroge...
Burimi:
telesport.al