Barcelona ndihet e vjedhur nga arbitri, De Jong shpërthen kundër Gil Manzano

Barcelona ndihet e vjedhur nga arbitri, De Jong shpërthen kundër Gil Manzano

19 Janar 2026 7:56 Alfred Lleshi Frenkie de Jong e mbylli i irrituar humbjen e Barcelonës ndaj Real Sociedadit në “Anoeta” (2-1). Para mikrofonave të DAZN, sapo ishte ndëshkuar me karton të verdhë nga Jesús Gil Manzano për protesta, holandezi shpërtheu: “Me këtë arbitër është shumë zhgënjyese. Nuk mund të flasësh, edhe pse jam kapiten dhe duhet të sqarohem. Të shikon sikur ‘jam më shumë se ti’. Kështu nuk mund të kontribuosh”. Ai shtoi se në shtesë e paralajmëroi arbitrin për humbjen e kohës: “Çdo faull, çdo rivënie anësore apo goditje nga portieri ishte humbje kohe. ‘U desh një minutë për të goditur’, i thoja. Më tregoi kartonin e verdhë dhe prapë dha vetëm dhjetë sekonda shtesë. Është çmenduri”. Për golin e anuluar të Lamine...