Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Barcelona merr vendimin surprizë për merkaton e janarit, tifozët katalanas do të shokohen
24 Dhjetor 2025 19:27 Telesport Ndryshe nga sa pritej, Barcelona ka vendosur të mos ndërhyjë fare në merkaton e janarit. Nuk do të ketë asnjë afrimt ë ri, asnjë largim dhe asnjë huazim, sipas asaj që raporton “Marca”. As dëmtimi i fundit i Andreas Christensen nuk ka arritur të ndryshojë planet e Barcelonës. Edhe pse danezi ka të ngjarë të qëndrojë jashtë fushave për disa muaj, drejtuesit e klubit katalanas besojnë se tregu në merkaton dimërore nuk ofron alternativa vërtet të besueshme. Për më tepër, Hansi Flick nuk ka kërkuar asnjë nënshkrim të ri, dhe financat e klubit nuk janë në gjendjen e tyre më të mirë. Dera e daljes gjithashtu duket e mbyllur. Pavarësisht situatës delikate të Marc-André ter Stegen, portieri gjerman nuk po...