Barcelona merr vendimin e papritur për Vlahovic, “fërkon duart” Juventus
5 Mars 2026 17:55 Telesport Dusan Vlahovic që pritet të rikthehet shumë shpejt në fushë, pas një dëmtimi që e la për një kohë të mirë jashtë fushe, vazhdon të jetë protagonisti kryesor kur vjen puna te merkato. Dëshira e madhe e sulmuesit serb është të transferohet te Barcelona, si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni. Vlahovic është përmendur shpeshherë si zëvendësuesi ideal i Robert Lewandowski-t, por drejtuesit katalanas nuk duken shumë të bindur për sulmuesin serb dhe kanë vendosur të shkëpusin çdo lloj negociate me të, pasi po shqyrtojnë alternativa të tjera për sulmin Në këtë situatë duket se përfiton Juventusi, pasi bardhezinjtë janë të gatshëm t’i ofrojnë rinovimin sulmuesit serb.
Burimi:
telesport.al