Barcelona merr vendimin befasues për dyshen Lewandowski-Torres. Njëri do të qëndrojë, tjetri do të shitet
22 Mars 2026 18:49 Telesport Barcelona nuk ka pritur fundin e sezonit, por ka vendosur që tani për një nga dilemat e mëdha në lidhje me të ardhmen e dy lojtarëve të sulmit: Robert Lewandowski dhe Ferran Torres. Polaku ka shënuar 16 gola dhe ka dhënë 3 asiste, por ka pasur probleme të vazhdueshme me dëmtimet këtë sezon. Kontrata e tij skadon në fund të sezonit, por mediet pranë klubit katalanas bëjnë me dije se me shumë gjasa Lewandowski do të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm. Ndryshe nga polaku, Barcelona ka vendosur të dëgjojë ofertat që do të vijnë për Ferran Torres. 26-vjeçari po ashtu ka shënuar 16 gola këtë sezon, por nuk ka bindur plotësisht. Vlera e tij në treg llogaritet te 50 milionë...
Burimi:
telesport.al