Barcelona merr lajmin e mirë nga Franca në lidhje me Ansu Fati. Ka mbetur vetëm një detaj i “vogël” për t’u zgjidhur
11 Prill 2026 21:39 Telesport Ansu Fati ka shënuar 9 gola në 25 ndeshje te Monaco, ku është i huauzar nga Barcelona deri në fund të sezonit. Pavarësisht se spanjolli nuk ka treguar ndonjë formë të jashtëzakonshme, te Monaco duket se janë të kënaqur me paraqitjet e tij dhe janë të gatshëm të blejnë kartonin e 23-vjeçarit për 13 milionë euro në fund të sezonit. “L’Équipe” zbulon se Monaco ka vendosur të ushtrojë të drejtën e blerjes përfundimtare të Ansu Fati, i cili po ashtu është i lumtur për aventurën në Ligue 1 dhe ka shprehur dëshirën për të qëndruar. Sipas raportimit në fjalë, gjëja e vetme që e pengon këtë marrëveshje është paga e lojtarit. Monaco aktualisht e paguan sulmuesin spanjoll 250,000 euro neto...
Burimi:
telesport.al