Barcelona me propozim të ri për Lewandowski-n, tani është radha e polakut të tregojë sa shumë e do këtë klub

Barcelona me propozim të ri për Lewandowski-n, tani është radha e polakut të tregojë sa shumë e do këtë klub

12 Prill 2026 21:18 Telesport Sipas asaj që bën të ditur “Mundo Deportivo”, Barcelona i ka propozuar Robert Lewandowski-t rinovimin e kontratës, edhe për një vit tjetër, por me kusht që polaku të pranojë një ulje të ndjeshme të rrogës që merr aktualisht. Në këtë mënyrë, presidenti Joan Laporta ka mbajtur fjalën e dhënë para zgjedhjeve presidenciale ku deklaroi se Barcelona do të rinovonte me 37-vjeçarin. Tani “topi” ka kaluar në anën e Lewandowski-t, i cili duhet të vendosë nëse do të pranojë kushtin e rinovimit të vendosur nga Barcelona apo do të largohet si lojtar i lirë diku tjetër. Për polakun ka një interesim të jashtëzakonshëm, duke filluar nga Milan dhe Juventus në Serie A, e deri te skuadrat e Arabisë Saudite dhe ato...