Barcelona mbaron punë ndaj Sevilla që në pjesën e parë. Raphinha nuk gabon nga pika e bardhë, Olmo nuk fal (video)
15 Mars 2026 17:08 Telesport Barcelona është duke fituar 3-1 ndaj Sevilla-s pas 45 minutave të para, në sfidën që po luhet në “Camp Nou”, e vlefshme për javën e 28-të në La Liga. Katalanasit shënuan dy herë me Raphinha nga pika e bardhë e penalltisë, në të dy rastet e fituar pas faullit në zonë ndaj Joao Cancelo. Në minutën e 9-të, Raphinha shënoi me panenka nga pika e bardhë. Në minutën e 21-të, braziliani sërish u tregua i saktë nga 11-metrat, këtë herë duke shënuar me një goditje të fortë me të majtën. Në minutën e 38-të, ishte radha e Dani Olmo për të gjetur golin, duke shënuar me të djathtën brenda zonës. Në minutën e fundit shtesë, Sevilla gjen golin e parë...
Burimi:
telesport.al