Barcelona heq dorë nga mbrojtësi gjerman, kërkon vetëm yllin e Interit

Barcelona heq dorë nga mbrojtësi gjerman, kërkon vetëm yllin e Interit

25 Janar 2026 13:09 Telesport Sipas asaj që raporton e përditshmja katalanase Sport, pista që lidhte Nico Schlotterbeck me Barcelonën është mbyllur dhe aktualisht nuk konsiderohet më një opsion konkret. Pavarësisht cilësive teknike të mbrojtësit gjerman, profili i tij nuk përputhet plotësisht me kërkesat taktike të trajnerit. Konkretisht, vlerësohet se atij i mungon shpejtësia e nevojshme për t’u integruar në filozofinë e lojës që synon Hansi Flick. Në këtë kontekst, tekniku gjerman po orienton preferencat e tij drejt Alessandro Bastonit të Interit, të cilin e sheh si një alternativë më të përshtatshme për mënyrën e lojës që dëshiron të ndërtojë te Barcelona.