Barcelona “gjuan” te Napoli, Inter dhe Milan. Katalanasit kanë listën me 3 emra për të gjetur mbrojtësin e duhur

Barcelona “gjuan” te Napoli, Inter dhe Milan. Katalanasit kanë listën me 3 emra për të gjetur mbrojtësin e duhur

30 Dhjetor 2025 17:08 Telesport Dëmtimi i Andreas Christensen, i cili do të mungojë për një kohë të gjatë, por edhe forma jo e qëndrueshme e disa titullarëve në repartin e mbrojtjes, e detyron Barcelonën të ndërhyjë në merkato. “Mundo Deportivo” zbulon se klubi katalanas po ndjek 3 emra që luajnë në Serie A dhe njëri prej tyre do të jetë mbrojtësi i ri i Barcelonës gjatë janarit. Synimi është huazim me të drejtë blerje deri në fund të sezonit. Emrat që po ndjek Barcelona janë: Koni De Winter i Milan, Stefan de Vrij i Interit dhe Juan Jesus i Napolit. Secili prej tre emrave të përmendur ka pasur një rol dytësor këtë sezon, ndaj transferimi te Barcelona gjatë merkatos dimërore mund të ishte një...