Barcelona gati te sakrifikojë Gavi-n, por mesfushori do të largohet vetëm me një kusht

Barcelona gati te sakrifikojë Gavi-n, por mesfushori do të largohet vetëm me një kusht

6 Prill 2026 19:06 Telesport Gavi mund të jetë një nga largimet e mëdha nga Barcelona gjatë verës së ardhshme. I rikthyer në fushë vetëm pak ditë më parë, pas një dëmtimi që e la jashtë për muaj të tërë, 21-vjeçari mund të jetë një nga të sakrifikuarit e mëdhenj për katalanasit gjatë merkatos që po vjen. Mediet katalanase bëjnë me dije se drejtuesit e Barcelonës nuk e përjashtojnë mundësinë e shitjes së mesfushorit të ri këtë verë. Por, nëse kjo gjë do të ndodhë, do të jetë nëse plotësohet kushti kryesor: oferta duhet të jetë mbi 75 milionë euro. Ky është çmimi që ka vendosur Barcelona për “kokën” e Gavi-t, duke ditur që bëhet fjalë për një lojtar të ri, me potencial të madh...