Barcelona “fut në rreth” dy yje për mbrojtjen, pas dyshimeve tek Araujo dhe Christensen

Barcelona “fut në rreth” dy yje për mbrojtjen, pas dyshimeve tek Araujo dhe Christensen

20 Dhjetor 2025 12:23 Alfred Lleshi Barcelona po kërkon mbrojtës për sezonin e ardhshëm, me dy emra kryesorë sipas “Mundo Deportivo”; Alessandro Bastoni i Interit dhe Joško Gvardiol i Manchester City. Interesi për ta lidhet me pasigurinë te qendërmbrojtësit aktualë të Barcelonës, Ronald Araujo dhe Andreas Christensen. Araujo ka qëndruar jashtë fushave për arsye personale, duke përfshirë ankthin dhe sindromën e “burnout”, gjë që ka ngritur dyshime mbi vazhdimësinë e tij afatgjatë te Barça. Christensen nuk ofron stabilitet të plotë, veçanërisht në ndeshjet vendimtare të Champions League. Bastoni, i vlerësuar rreth 80 milionë euro, dhe Gvardiol, 90 milionë euro, janë synime kryesore për përvojën, moshën dhe talentin, sepse ofrojnë stabilitet në mbrojtje, edhe pse klubit i duhet të përballojë sfidat ekonomike dhe konkurrencën për t’i...