Barcelona fiton “finalen” e parë të “triologjisë” ndaj Atletico-s. Lewandowski me shumë fat, nderon katalanasit (video)

Barcelona fiton “finalen” e parë të “triologjisë” ndaj Atletico-s. Lewandowski me shumë fat, nderon katalanasit (video)

4 Prill 2026 23:05 Telesport Barcelona ka fituar përballjen e parë ndaj Atletico Madridit, e vlefshme për javën e 30-të në La Liga. Dy sfidat e tjera do të jenë të vlefshme për çerekfinalet e Champions League. Përsa i përket sfidës së sotme të luajtur në “Metropolitano”, Diego Simeone la në stol disa titullarë, duke e pasur mendjen te sfida e të mërkurës. Pas një topi të gjatë të marrë nga Clement Lenglet nga mbrojtja, ishte Giuliano Simeone që dërgoi topin në rrjetë në minutën e 39-të, duke përfituar nga përgjumja e mbrojtjes së Barcelonës dhe duke kaluar Atletico-n në avantazh. Megjithatë, reagimi i Barcelonës ishte i menjëhershëm duke barazuar shifrat në minutën e 42-të me Marcus Rashford. Pas një kombinimi të bukur me Dani...