Barcelona fiton “El Clasico”-n, mposht Realin e Madridit dhe merr Superkupën e Spanjës

Barcelona fiton “El Clasico”-n, mposht Realin e Madridit dhe merr Superkupën e Spanjës

Adriatik BALLA Barcelona është fituese e Superkupës së Spanjës, pasi mposhti mbrëmë në Arabinë Saudite rivalin e saj të madh, Realin e Madridit, me rezultatin 3-2 dhe e nis vitin 2026 me një triumf të rëndësishëm për objektivat sezonale. Theksojmë se ky triumf mbart vlera edhe në pankinën e trajnerëve, pasi tekniku gjerman Flik që drejton katalanasit fitoi duelin me rivalin e tij bask, Ksabi Alonso që orienton Realin. Natyrisht, pritej që në finale të dilnin dy gjigantët e futbollit spanjoll dhe europian ndaj finalja e mbrëmshme pritej me kërshëri dhe interest ë veçantë. Kjo dhe për të parë fprcën e skuadrave këtë sezon në garën për kupë dhe titull në Spanjë, apo dhe ambiciet e tyre në UEFAChampions League. Sa i takon ndeshjes, Rafinja...