Barcelona, e para për lojtarët e rritur në akademi në 5 kampionatet kryesore

Barcelona, e para për lojtarët e rritur në akademi në 5 kampionatet kryesore

Raporti javor i “CIES Football Observatory” ka zbuluar klubet që këtë sezon kanë prodhuar më shumë futbollistë të përdorur në 5 kampionatet kryesore europiane. Në krye është Barcelona, me 40 lojtarë të rritur në akademinë “La Masia”, të aktivizuar në top-kampionate të ndryshme. Në podium janë edhe Real Madridi (35) dhe PSG (31). Surprizë pëbën Rennes, klubi francez jashtë “top 5” me 29 lojtarë të formuar vetë, ndërsa 5 ligat më të mira mbyllen nga Ajax me 27 lojtarë të dalë nga akademia. “Top-10” përfshin gjithashtu Chelsea, Real Sociedad, Manchester United, Arsenal dhe Manchester City. Jashtë Europës spikasin River Plate, Flamengo dhe senegalezët e “Génération Foot”. Raporti analizon edhe minutat e luajtura, me Real Madridin në krye, teksa konfirmon trendet e 5 dhe 10 viteve...