Barcelona e ka seriozisht për Bastoni-n, me plan të qartë për liderin e Interit. Lajmi i mirë nga përfaqësuesit e lojtarit

Barcelona e ka seriozisht për Bastoni-n, me plan të qartë për liderin e Interit. Lajmi i mirë nga përfaqësuesit e lojtarit

5 Shkurt 2026 18:30 Telesport Barcelona duket se ka dy objektivë madhor për verën e ardhshme: Julian Alvarez për sulmin dhe Alessandro Bastoni për mbrojtjen. Italiani është mbrojtësi ideal që kërkon Hansi Flick për qendrën dhe i aftë të luajë me këmbën e majtë. “Fichajes” zbulon se Barcelona po përdor të gjitha mënyrat për të bërë të mundur transferimin e Bastoni-t. Sipas raportimit në fjalë, Barcelona thuhet se tashmë ka një marrëveshje verbale në parim me përfaqësuesit e lojtarit italian për transferimin e tij në verë. Nëse marrëveshja për kushtet personale me lojtarin mund të jetë arritur, pjesa më e vështirë është të gjehet gjuha e përbashkët me Interin. Kontrata e 26-vjeçarit me klubin zikaltër skadon në vitin 2028. Pavarësisht gjendjes jo të mirë financiare...