Barcelona e gjen zgjidhjen për mbrojtjen, anësori i njohur drejt rikthimit te katalanasit

Barcelona e gjen zgjidhjen për mbrojtjen, anësori i njohur drejt rikthimit te katalanasit

28 Dhjetor 2025 15:04 Telesport Pas dëmtimit të Andreas Christensen dhe formës jo të mirë të mbrojtësve të tjerë, Barcelona po punon të ndërhyjë në këtë repart gjatë merkatos dimërore. “Diario SPORT” zbulon së fundmi një pistë tejet interesante që lidhet me Joao Cancelo, i cili ishte i huazuar te Barcelona para se të transferohej në Arabi tek Al-Hilal për 25 milionë euro. Mbrojtësi portugez është i pakënaqur me situatën aktuale te klubi saudit dhe ka mosmarrëveshje të shumta me trajnerin Simone Inzaghi. Duke qenë se para është edhe Kupa e Botës, Cancelo kërkon të rikthehet në Europë dhe Barcelona momentalisht është alternativa kryesore. Megjithatë, largimi nga Al-Hilal nuk do të jetë edhe aq i lehtë, duke ditur që portugezi ka kontratë deri në vitin...