Barcelona e Flick luan për gjithçka ose asgjë; vetëm 2 barazime në 33 ndeshje

Barcelona e Flick luan për gjithçka ose asgjë; vetëm 2 barazime në 33 ndeshje

31 Janar 2026 11:09 Alfred Lleshi Me kalimin e ndeshjeve dhe sezoneve, Hansi Flick po bën histori në çdo paraqitje. Që nga ardhja e tij në stolin e Barçës, filozofia e gjermanit ka qenë gjithmonë fituese, pa spekuluar me rezultatin. Mesazhi për lojtarët është i qartë: të luhet maksimalisht ndeshja, deri në fund. Kjo pasqyrohet edhe në statistika: 70 fitore në 93 ndeshje. Trajneri gjerman numëron aktualisht 26 fitore dhe 5 humbje. Ka barazuar vetëm 2 herë në 33 ndeshje zyrtare të zhvilluara deri tani: njëra ndaj Rayo Vallecano në Vallecas (1-1) dhe tjetra në Champions League, në Bruges (3-3). Në 60 vitet e fundit, në këtë fazë të sezonit, vetëm Luis Enrique më 2014-2015 kishte dy barazime, por me një fitore më shumë (27)....