Barcelona e femrave ia bën bajat Real Madridit, e mund thellë tri herë brenda një jave

Barcelona e femrave ia bën bajat Real Madridit, e mund thellë tri herë brenda një jave

2 Prill 2026 20:36 Telesport Barcelona e femrave e drejtuar nga Pere Romeu ka fituar brenda një jave tri herë rresht “El Clasico-n” ndaj Real Madridit. Më 25 mars në “Alfredo di Stéfano”, Real Madrid dhe Barcelona u përballën për fazën e 1/8-ve në Champions League për femra, ku katalanaset fituan me rezultatin e thellë 2-6. Më 29 mars, Barcelona fitoi sërish në “Alfredo di Stéfano”, këtë herë me shifrat 0-3, e vlefshme për La Ligën. Diferenca mes dy ekipeve që kryesojnë kampionatin e femrave në Spanjë, është 14 pikë në favor të katalanaseve. Ditën e sotme, në “Camp Nou” femrat e Barcelonës fituan 6-0 ndaj Real Madridit, në ndeshjen e kthimit në Champions League, ku siguruan biletën për në gjysmëfinale, ku do të përballen...